Lajme

Përfundimisht, kryetari i ri i Prishtinës është Përparim Rama

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, është përfundimisht kryetari i ri i Komunës së Prishtinës pas numërimit të votave me kusht, përcjell Shqip.com.

Anëtari i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi, tha se pas numërimit të këtyre votave, Përparim Rama ka marrë 954 vota me kusht, duke bërë kështu që t’i ketë gjithsej 41 mijë e 653 vota gjithsej.

Lexo edhe:
Numërohen votat me kusht në shtatë komuna, këto janë rezultatet

Kurse, pas numërimit të votave me kusht, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë gjithsej 40 mijë e 28 vota.

“Prishtinë përfundimtare. Përparim Rama 41653, Arben Vitia 40028”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Ndryshe, të enjten ka filluar numërimi i votave me kusht në Qendrën e Numërimit të Rezultateve dhe ende nuk ka përfunduar në të gjitha komunat./SHQIP.com