Lajme

Numërohen votat me kusht në shtatë komuna, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë komuna.

Nuk kanë pasur ndonjë ndikim në ndryshimin e rezultateve të 14 nëntorit.

Kështu në Istog,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kandidat Bekë Berisha ka marrë 145 vota me kusht, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka marrë 148 sosh.

Lexo edhe:
Shoqata e Bankave dënon ashpër sulmin ndaj automjetit që transportonte para

Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë fitoi 89 vota, ndërkaq 74 i ka fituar Esat Raci i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Junik Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota ndërsa 23 ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së.

Në Kllokot,  Lista Serbe ka fituar tetë vota krahas shtatë sa ka marrë SNS.

Në Gjilan Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur t’i merr 278 vota, ndërsa 285 i fitoi Lutfi Haziri.

Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151 vota teksa 92 ka marrë Enver Bajçinca i VV-së.

Ndërkaq në Shtime Qemajl Aliu i VV-së ka marrë 67 vota në anën tjetër Naim Ismajali i PDK-së 104 vota. /Shqip.com