Pelicans e barazojnë rezultatin ndaj Suns, play-offi po bëhet i “zjarrtë”

New Orelans Pelicans – ka shënuar fitore ndaj Phoenix Suns – duke barazuar në 1-1 rezultatin e ndeshjeve të përgjithshme të play-offit.
Në një ndeshje derbi, ku epitetin e favoritit e kishin mysafirët, Pelicans triumfuan me rezultat 125-114.
Basketbollisti më meritor për këtë rezultat ishte pa asnjë dyshim Brandon Ingram – që realizoi 37 pikë, asistoi nëntë herë dhe bëri 11-të kërcime.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70769334/1392201637.0.jpg)
Kurse, paraqitje të mirë pati CJ McCollum – duke regjistruar 23 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime.
Në anën tjetër – te Suns ni në pjesën më të madhe të sezinoit të rregullt edhe në këtë takim – i jashtëzakonshëm ishte Devin Booker.
Ai ishte autor i 31 pikëve, dy kërcimeve – teksa asistoi një herë.
Kjo përballje ndërmjet dy skuadrave po del të jetë derbi i vërtetë dhe epiteti i fituesit do marrë kohë që të përcaktohet. /Shqip.com