Pasi shoferi i autobusit kanosi me armë drejtuesin e një veture vjen reagimi nga Trafiku Urban
Publikuar:
(16.01.2023 17:21:15)

Gjatë ditës së djeshme një shofer i një autobusi të Trafikut Urban kishte kanosur me armë një drejtues të një veture.
Lidhur më këtë rast ka ardhur edhe reagimi nga ana e Trafikut Urban.
“Trafiku urban, lidhur me rastin dhe punonjësit e përfshirë në këtë incident, do të marr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të ndërmarrjes, deri në një vendim tjetër nga organet e drejtësisë”, thuhet fillimisht në reagimin e Trafikut Urban.

Reagimi i Trafikut Urban
Më tutje Trafiku Urban u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjehen të sigurte që të udhëtojnë me te pasi sipas tyre incidente si ai i ditës së djeshme nuk do të ndodhin më.
/Shqip.com