Lajme

Shoferi i autobusit e kanos me armë zjarri një shofer të një veture

Një shofer i autobusit ka kanosur me armë një shofer të një veture private. Krejt kjo situatë ka ardhur pas një keqkuptimi në komunikacion.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se është sekuestruar një armë zjarri dhe palët e përfshira janë shoqëruar në polici.

“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture).

Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira”, tha Ahmeti.

Tutje, bëhet e ditur se aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

/Shqip.com