Rozë

Pas Yll Limanit, edhe Don Xhoni akuzohet për fryrjen e buzëve

Këngëtari Yll Limani u përball me disa akuza për buzët e tij këto ditët e fundit.

U përfol që kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale në buzët e tij, por ky i fundit ka publikuar një video ku “betohet” se buzët i ka natyrale.

E tani reperi nga Drenica Don Xhon po përballet me akuzat e njëjta.

Fansat po i krahasojnë fotot e tanishme të reperit me ato më të vjetra për të parë ndryshimin në pamjen e tij.

Por ndryshe nga Ylli, Don Xhon nuk ka dhënë asnjë koment për këto akuza ndaj tij. /SHQIP.com