Sport Ndërkombëtar

Pas Lukakut, edhe Kristjan Asllani arrin në ambientet e Interit

Kristjan Asllani arrin në Inter

Mesfushori i talentuar shqiptar pritet të zyrtarizohet së shpejti nga nënkampioni i Italisë.

Me ardhjen e Romelu Lukakut në qytetin e Milanos, testeve mjekësore do t’i nënshtrohet edhe Kristjan Asllani.

Lexo edhe:
Lukaku zbarkon në Milano: Jam shumë i lumtur që jam këtu

Lajmin e kanë bërë të ditur mediume të ndryshme nga Italia.

Asllani do t’i bashkohet ‘nerazurrëve’ fillimisht në formë huazimi një vjeçar nga Empoli për katër milionë euro.

Më pas, me të përfunduar sezoni në ardhje, Interi obligohet të marrë shërbimet e tij për 10 milionë të tjera.

Kontrata që pritet ta nënshkruajë mesfushori sot, do të jetë valide deri në vitin 2027, pra pesë sezone në “San Siro”.

20-vjeçari nga Elbasani zhvilloi gjithsej 26 paraqitje për klubin italian, me ç’rast shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Ai është tejet versatil në mesfushë dhe ndihet rehat si në repartin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv. /Shqip.com