Sport Ndërkombëtar

Lukaku zbarkon në Milano: Jam shumë i lumtur që jam këtu

Lukaku mbërrin në Milano

Sulmuesi belg ka arritur në aeroportin e qytetit italian sot në orët e para të mëngjesit.

Transferimi i tij tani mbetet vetëm çështje zyrtarizimi.

Me të zbarkuar, Lukaku ka thënë fjalët e para për mediat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e tij pasi zbriti në aeroportin e Milanos rreth orës 06:30.

Rikthimi i tij do të konkretizohet sot, me lojtarin që do të nënshkruajë kontratën për një sezon në formë huazimi.

Marrëveshja me Chelsean përfshin tetë milionë në tavolinë dhe shtasat e tjera që pritet të ekzekutohen në vijim, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Përndryshe, Lukaku la “Stamford Bridge” pas vetëm një edicioni të kaluar aty, i cili u përcoll me polemika si shkak i performancave jo të kënaqshme.

“Blutë” paguan 115 milionë për të marrë shërbimet e tij, por pritshmëritë nuk ishin ato që fansat dhe bordi i klubit anglez po shpresonin – sidomos pas çmimit që u deshën të paguajnë.

Teksa, me Interin, 29-vjeçari u shpall kampion i Italisë në vitin 2021, duke qenë lojtari kyç i Antonio Contes që tani drejton Spurs në Premierligë. /Shqip.com