Rozë

Pas gjoksit, Tea Trifoni bën një ndërhyrje tjetër

Tea Trifoni,

Ish-konkurrentja e Për’puthen dhe ish-pamelistja e emisionit “Goca dhe gra”, po vazhdon të përcillet me mjaft kuriozitet nga ndjekësit e saj.

Flasim për Tea Trifonin e cila po komentohet mjaft shumë në rrjetet sociale. Para disa muash Tea kishte realizuar një ndërhyrje kirurgjikale duke zmadhuar gjoksin.

Pas kësaj ajo ka vendos të bëjë një tjetër ndërhyrje, por kësaj radhe në fytyrë. Tea përmes disa instastorieve ka treguar se ka mbushur buzët.

Tea kohët e fundit është përfolur edhe për ndarjen nga i dashuri që ishte shok me Fation Kuqarin./Shqip.com