Sport Shqiptar

Pas EURO2024, Chelsea i vendos çmimin Armando Brojës, ja sa kushton sulmuesi kuqezi

Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në Euro 2024, por Shqipëria u eliminua që në fazën e grupeve dhe ai u aktivizua si titullar vetëm në ndeshjen e parë me Italinë.

Menjëherë pas humbjes me Spanjën, Chelsea i ka vendosur çmimin 35 milionë paund Armando Brojës.

Për gjigantin kuqezi interesohen klube jo vetëm nga Premier League, por edhe nga Bundesliga e Serie A.

Everton dorëzoi një ofertë zyrtare prej 30 milionë paundësh pak ditë më parë dhe tashmë diferenca duket e vogël e për këtë arsye mund të themi se aventura e Brojës me ‘Blutë e Londrës’ mund të ketë përfunduar.

/Shqip.com