Rozë

Pas deklaratës së fortë, Iliri i reagon Sabianit

Ilir Shaqirir dhe Sabiani

Sabiani dhe Ilir Shaqiri janë dy ish banorët më të komentuar të Big Brother.

Kjo pasi dyshja kishin shoqëri aq të mirë sa në shumë raste quanin njëri-tjetrin vëllezër.

Mirëpo, së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e la të kuptohej vetë këngëtari. Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.

I pyetur se cili nga ish-banorët ka përfituar më shumë nga ai, këngëtari u shpreh: “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”.

Kjo deklaratë bëri që të ketë një reagim edhe nga ana e balerinit të njohur, i cili krahas një fotografie ka shkruar: “E ka bërë për mua” – shprehje kjo që u bë virale gjatë spektaklit.

Ndryshe, Iliri ka  qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP, gjersa fitoi 100 mijë euro./SHQIP.com