Rozë

Partneri i dedikon një tatuazh të ëmbël Rita Orës

Rita Ora me Taika Waitit

Regjisori, 47-vjeçar Taika Waititi dhe artistja shqiptare, Rita Ora tash e sa kohë janë në një lidhje dashurie ku dedikimet për njëri-tjetrin nuk hezitojnë t’i ndajnë me ndjekësit e tyre.

Së fundi, partneri i këngëtares ka bërë një gjest shumë të ëmbël ndaj saj.

Regjisori ka vendosur të tregoj dashurinë e tij për këngëtaren duke gravuar një “R” përgjithmonë në dorën e tij.

Teksa ka ndarë një video të tatuazhit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Taika me shaka shkroi: “Unë e dua Rugbyn”, duke u tallur se R është për Rugbyn dhe jo Ritën.

Ky veprim i Taika Waititit erdhi pasi këngëtarja konfirmoi se ata tashmë janë të martuar

Kur dolën thashethemet jam martuar, apo jo doja të luaja pak me këtë gjë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se nuk ishte e bukur”, kishte thënë Rita.

Ndërsa, për ditën e saj me të lumtur, Rita tha se “Ishte perfekte dhe pikërisht ashtu siç doja.” 

/Shqip.com