Lajme

Paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm

Ilustrim

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë personave që dyshohen për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media e kësaj gjykate.

Lexo edhe:
Zbulohet arsenal armësh i grupit të fundit që u arrestua për terrorizëm

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 tetor nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë.

Të arrestuarit janë A.GJ., N.S., E.S., M.B. dhe S.K.

Dyshohen edhe për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq një ditë më parë, më 11 tetor, Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës, njoftuan për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme./SHQIP.com