Lajme

Zbulohet arsenal armësh i grupit të fundit që u arrestua për terrorizëm

Armatimi i grupit te dyshuar terrorist

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Kundër Terrorizmit, ka vazhduar edhe gjatë së hënës aksionin dhe hetimet ndaj grupit të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste, njofton Shqip.com.

Gjatë aksionit të sotëm në lokacione të ndryshme në Kosovë, janë konfiskuar armë automike, municione, granata dore dhe pajisje tjera të ndryshime.

Në njoftimin për media të prokurorisë, thuhet se janë konfiskuar arsenal armësh te të dyshuarit për planifikim të sulmeve terroriste.

“Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, më datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Armatim i grupit të dyshuar terrorist

Armatim i grupit të dyshuar terrorist

Pesë të dyshuar janë arrestuar dje gjatë aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale. /Shqip.com