Rozë Ndërkombëtar

Pamje të papublikuara që zbulojnë të dashurën e re të Piques në shtëpinë e tij dhe të Shakiras përpara se të ndaheshin

Janë publikuar video interesante, të cilat thuhet se zbulojnë të dashurën e re të Pique në shtëpinë e futbollistit para ndarjes së tij nga Shakira.

Shakira thuhet se ka mbetur e ‘shkatërruar’ nga pamjet e zbuluara nga gushti 2021, e cila u regjistrua dhjetë muaj para se të njoftonte se ishte ndarë nga partneri i saj prej 11 vitesh. 

E dashura dhe bashkëpunëtorja e re e Gerardit, Clara Chia Marti, duket se është në sfondin e një interviste që futbollisti bëri nga shtëpia e tij familjare në Barcelonë, ndërsa Shakira thuhet se ishte jashtë vendit me dy fëmijët e tyre, raporton Daily Mail.

Pamjet e intervistës tregojnë një grua që i ngjan Claras duke hyrë në intervistë, ndërsa Gerard fliste me shërbimin amerikan të transmetimit të drejtpërdrejtë të videos, Twitch.

Një burim i brendshëm pretendon se Gerard, 35 vjeç dhe Shakira, 45 vjeçe, jetonin ende ‘të lumtur’ në atë kohë.

“Është shkatërruar kur ajo mësojë se kjo lidhje kishte vazhduar për shumë më gjatë se sa ajo kishte imagjinuar”.

Gerard u shfaq me të dashurën dhe kolegen e tij, Clara Chia Marti, 23 vjeçare, pasi konfirmoi ndarjen nga Shakira verën e kaluar.

/Shqip.com