Rozë Ndërkombëtar

Pamje nga vila ku Rita dhe Taika paguan 3500 dollarë për një natë

Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është parë duke shkuar sërish në Sydney.

Ajo ka kaluar pushimet me të dashurin e saj dhe motrën në Byron Bay, shkruan Daily Mail.

Pas kthimit të saj në Londër, është zbuluar se ajo dhe Taika kanë shpenzuar një shumë të majme parash për hotelin ku kanë qëndruar.

Duke munduar që të kenë një ambient luksoz, ata kanë paguar 3500 dollarë për vetëm një natë.

Pamjet e vilës janë publikuar, ndërsa në fokus është vënë enterieri modern që kishte vendi ku kanë qëndruar.

Fotografitë e tyre ishin po ashtu të publikuara në rrjete sociale, ku morën komente të shumta nga fansat./SHQIP.com