Rozë

Pajtohen Mc Kresha e Ghetto Geasy?

Reperët kosovar Mc |Kresha dhe Ghetto Geasy ka vite që kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Përkundër se në fillimet e karrierës së tyre ishin shokë, dyshja i ndanë rrugët dhe tash e shumë vite nuk flasin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, duket se me kalimin e kohës inatet mes tyre qenkan zbutur, të paktën kështu deri në dy veprimet e fundit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku reperët shihet duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Pas kësaj, Ghetto ka shprëndarë në storien e tij bashkëpunimin e Mc Kreshës me Luanën.

Nuk dihet ende se çfarë u bë sebep i pajtimit të dy reperëve./Shqip.com