Art Jetese

Pagjumësia dhe reumatizma, vështirësitë dhe zgjidhjet natyrale

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme e të forta të cilat shpesh pengojnë dhe prishin gjumin.

Mungesa e këtij të fundit ka ndikim të fortë në intensitetin e simptomave të sëmundjes por edhe në mirëqenien në përgjithësi.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për lidhjen mes pagjumësisë dhe reumatizmës dhe trajtimet natyrale për një pushim të qetë e pa dhimbje.

Të rriturit mbi 18 vjeç kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në natë.

Mungesa e gjumit i përkeqëson simptomat e reumatizmës dhe artritit sepse lodhja e bën më të vështirë menaxhimin e tyre.

Si të përballeni dhe të trajtoni problemin e pagjumësisë

Këshillat kryesore për të trajtuar problemin e pagjumësisë, në fillim shënjestrojnë ndryshimet në stilin e jetesës dhe më pas marrjen e medikamenteve, shkruan agorweb.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti i lehtë fizik është një mënyrë e mirë për të pakësuar ose përmirësuar shëndetin e një pacienti të prekur nga reumatizma ose artriti.

Aktiviteti fizik përmirëson humorin dhe mirëqenien.

Ekspertët rekomandojnë që një njeri i prekur nga këto sëmundje të kryejë të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik në javë.

Më pak kafe

Kafeja i çel rrugën pagjumësisë, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të pinë kafe pasdite ose në mbrëmje.

Shmangni alkoolin

Pirja e alkoolit në mbrëmje largon gjumin ose e trazon atë.

Për më tepër, pirja e alkoolit në të njëjtën kohë me ilaçet përbën një rrezik shëndetësor.

Dremitja

Njerëzit e prekur nga reumatizma duhet të shmangin dremitjen ose gjumin e drekës sepse do ta kenë më të vështirë të flenë në mbrëmje.

Në vend që të flini në drekë, dilni në ajër të pastër ose kryeni një aktivitet fizik.

Higjena

Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e pastër, e qetë dhe në errësirë.

Temperatura e ambientit duhet të jetë e freskët.

/Shqip.com