Ozil i futet politikës, del në përkrahje të presidentit Erdogan
Publikuar:
(13.05.2023 11:12:06)

Futbollisti, Mesut Ozil, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, i ka dhënë mbështetje presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan.
Ozil ka postuar një fotografi së bashku me presidentin Erdogan në profilin e tij në Twitter, ku ka shkruar:
”Jemi gjithmonë me ju zoti President”.
Herzaman yanındayız sayın Cumhurbaşkanım 🇹🇷🤲🏻 @RTErdogan pic.twitter.com/vtratfUPdi
— Mesut Özil (@M10) May 12, 2023
Nuk dihet ende nesë Ozil do ti futet politikës, pasi gjatë muajit mars ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli në moshën 34 vjeçare.
Ish-futbollisti i Gjermanisë, së fundi ishte pjesë e skuadrës turke Basaksehir.
/Shqip.com