OVL-UÇK: Do të përballeni me pasoja nëse e votoni Projektligjin për pagën minimale
Kuvendi i Kosaovës në seancën e 14 qershorit do të hedh në votim Projektligjin për pagën minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit se në rast se e votojnë këtë Projektligj do të ketë pasoja.
Klinaku shkroi në Facebook të hënën, se ky projektligj është diskriminues ndaj kategorive të luftës.
Ai tha se nëpërmjet projektligjit, Qeveria po përpiqet t’i heqë veteranët nga lidhja me pagën minimale.
“Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur Qeveria”.
Po ashtu, ai përmendi edhe vizitën e kryeparlamentari, Glauk Konjufca në Hagë, të cilin e quajti “dyfytyrësh”.
“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës. Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, shkroi Klinaku./Shqip.com