Lajme

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës me mjete të blinduara kanë arritur para Kuvendit pasi veteranët tentojnë që të hynë brenda

Forca të shumta të Sigurisë së Kosovës kanë zbarkuara para Kuvendit të Kosovës, pasi veteranët e UÇK-së kanë tentuar të hynë brenda.

Ata janë duke protestuar për mos përfshirjen në ligjin e pagave.

Për të shpërndarë turmën policia ka shpërndarë është gaz lotsjellës, por që turma është duke vazhduar që të qëndrojë në oborrin e Kuvendit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku.

Ai tutje shtoi se për lirinë për të cilën luftuan do të jenë të gatshëm të mobilizohen sa herë të jetë nevoja./SHQIP.com