Osmani: Reciprocitet e barazi, do vazhdojmë angazhimin në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.”, shkroi Osmani.
Tutje, Osmani falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës.
Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.
“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrel.
Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.
Lexo edhe:
Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat
Ndërsa, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.
Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave.
Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se reciprociteti është parimi që e bënë një vend normal.
Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë, Richard Grenell ka thënë se Kurti ka arritur marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite me parë./Shqip.com