Rizvanolli: MCC ka aprovuar 236.7 milion dollarë për investime në sektorin e energjisë
Publikuar:
(01.07.2022 16:10:30)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar shumën prej 236.7 milionëve për sektorin e energjisë në Kosovë.
“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik”, ka bërë të ditur Rizvanolli.
Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata ka shtuar më tutje Rizvanolli./Shqip.com
