Kurti: 236.7 milionë dollarët e MCC-së investimi më i madhi në energji

Sot gjatë ditës bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.
Lidhur më këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh ndonjëherë në sektorin e energjisë.
“Mirënjohës për MCCgov. Vendimi i bordit për të miratuar marrëveshjen e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh. Ky është investimi më i madh në energji deri më sot”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Sipas Kurtit kjo do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë.
Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com
Grateful for @MCCgov Board decision to approve the $236.7M Compact agreement. This is the largest energy investment in 🇽🇰 to date. It will help lay the foundation for our just energy transition. Special thanks to both our teams for the great work. Friends. Partners. Allies. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2022