Lajme

Osmani pret në takim Këshillin e Prindërve dhe atë të Nxënësve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Këshillin e Prindërve, z. Jeton Demi dhe  z. Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të z. Ditjon Fetahu dhe z. Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese znj.Donjeta Kelmendi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Presidencës.

Në njoftim thuhet se Osmani mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve:

“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu gjatë ditës, Osmani ka zhvilluar takim edhe me krerët e sindikatave.

Lexo edhe:
Osmani takohet sot me krerët e sindikatave

Ndërsa në një konferencë për media gjatë paraditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se është e papranueshme të bëhet thirrje për rritje të pagave kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë.

Lexo edhe:
Kurti: Është e papranueshme të bëhet thirrje për paga kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë

Kurti është shprehur se dialogu Qeveri-Sindikata nuk ka munguar por që ky dialog duhet të ndodhë me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave dhe jo me krerët e degëve sindikale./Shqip.com