Lajme

Kurti: Është e papranueshme të bëhet thirrje për paga kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka hedhur akuza në drejtim të SBASHK-ut pas grevës që ka nisur me datën 25 gusht në gjithë sistemin arsimorë.

Kurti është shprehur se është e papranueshme të bëhet thirrje për rritje të pagave kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë.

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin 3\4 e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh Qeverinë, kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale”, është shprehur Kurti.

Kurti është shprehur se dialogu Qeveri-Sindikata nuk ka munguar por që ky dialog duhet të ndodhë me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave dhe jo me krerët e degëve sindikale.

Ndryshe prej Kurtit, presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme pritet të takohet me krerët e sindikatave. Takimi pritet të nis në ora 15:00.

Jashari gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi./Shqip.com