Lajme

Osmani pas sulmit në Oslo: Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime popullit norvegjez.

Ngushëllimet e Osmanit erdhën pas që sipas policisë dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë plagosur në disa të shtëna në një klub nate dhe në një rrugë të afërt në Oslo të Norvegjisë.

“Ngushëllimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Zemra e thyer duke parë masakrën në Oslo. I urojmë shërim të shpejt të lënduarve dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:
Pas sulmit në Oslo, reagon Kurti

Është bërë e ditur se ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 01:00 me kohën lokale në tre vende, duke përfshirë një bar homoseksualësh.

Policia beson se i dyshuari është i vetmi person i përfshirë në të shtënat. Nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin.

Lexo edhe:
Sulm në Oslo, 2 të vdekur e 14 të plagosur

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha se incidenti kishte tronditur vendin./Shqip.com