Lajme Botë

Sulm në Oslo, 2 të vdekur e 14 të plagosur

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, në një të shtëna në një klub nate dhe rrugët aty pranë në qendër të kryeqytetit norvegjez Oslo, thotë policia, raporton BBC.com

Po ashtu është bërë e ditur se ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 01:00 me kohën lokale në tre vende, duke përfshirë një bar homoseksualësh.

Policia beson se i dyshuari është i vetmi person i përfshirë në të shtënat. Nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin.

“Pashë një burrë që mbërriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte,” tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK.

Një grua i tha gazetës Verdens Gang se personi i armatosur kishte goditur me kujdes objektivat e tij. “Kur kuptova se ishte serioze vrapova. Në dysheme ishte një burrë i mbuluar me gjak i palëvizshëm,” tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha se incidenti kishte tronditur vendin./Shqip.com