Lajme

Pas sulmit në Oslo, reagon Kurti

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur në qendër të kryeqytetit norvegjez Oslo.

Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Zemra e thyer duke parë masakrën në Oslo. I urojmë shërim të shpejt të lënduarve dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar ai.

Është bërë e ditur se ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 01:00 me kohën lokale në tre vende, duke përfshirë një bar homoseksualësh.

Policia beson se i dyshuari është i vetmi person i përfshirë në të shtënat. Nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin.

Lexo edhe:
Sulm në Oslo, 2 të vdekur e 14 të plagosur

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha se incidenti kishte tronditur vendin./Shqip.com