Lajme

Osmani në Samitin Global të Grave në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Tajlandë.

Osmani ka mbajtur një fjalim ku është shprehur se për të secila grua është një burim unik frymëzimi.

“Kjo nuk është hera ime e parë që marrë pjesë në një Samit Global të Grave, por është hera ime e parë që vizitoj Bankokun dhe jam e lumtur që jam me ju sot”.

“Unë them gjithmonë se nuk ju mungon shoqëria e mirë kur jeni mes femrave të suksesshme dhe inspiruese. Kështu që unë do të jem shumë i sinqertë me ju dhe të them se për mua secila grua është një burim unik frymëzimi”, u shpreh ajo.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha

Në këtë samit, të pranishëm ishin rreth 600 pjesëmarrëseve nga mbi 50 vende të botës.

Lexo edhe:
Osmani takon kryeministrin tajlandez, diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Pas pjesëmarrjes në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor është takuar me përfaqësues të lartë shtetëror.

Sipas njoftimit nga Presidenca, kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore./Shqip.com