Lajme

Osmani takon kryeministrin tajlandez, diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani  ka zhvilluar takim me kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha

Këtë takim, Osmani e ka bërë në kudër të vizitës së punës që do e realizoj në Tajlandë dhe Singapor.

Fokusi kryesor i bisedës së Osmanin dhe kryeministrin tajlandez, ishte forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

“Në takim me Kryeministrin e Tajlandës, Osmani ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Osmani në këtë takim ka prezantuar mundësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Për ta lehtësuar bashkëpunimin ekonomik me këtë shtet, përmendur nevojën e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve dhe atë për eliminimin e aksimit të dyfishtë. Në këtë kontekst, Presidentja është angazhuar për rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes së qytetarëve në mes të dy vendeve”,

Tutje, Osmani ka falënderuar kryeministrin e Tajlandës si dh ka kërkuar përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare./Shqip.com