Lajme

Osmani: Mendimet dhe urimet tona janë me mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me lajmet se mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II është nën kujdesin mjekësor.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur mendime dhe urime të mira për shëndetin e mbretëreshës.

“Në dritën e raporteve në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II sot, mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Osmani.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral.

Siç raporton BBC, kjo ka ndodhur pasi që mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë.

Princi Charles dhe Dukesha e Cornëall-it kanë arritur në Balmoral kurse, Duka i Kembrixhit është rrugës.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, u tërhoq nga një Këshill virtual Privy me mjekët që e këshilluan atë të pushonte.

Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, Mbretëresha ka pasur zakonisht një audiencë me kryeministrin e saj të ri në Pallatin Buckingham.

Ministri i Parë i Uellsit Mark Drakeford dërgoi urimet e tij më të mira në emër të popullit të Uellsit./Shqip.com