Lajçak shkruan pas rundit të fundit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të enjten për takimin e përbashkët që sot e pati me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Lajçak ka thënë se ka folur me ta për “çështjen e dinarit”. Më pas tregoi se ka paraqitur një propozim kompromisi për të kapërcyer dallimet.
Rezultat nuk ka pasur, por Lajçak tha se do t’i presë sërish palët në takim.
“Isha nikoqir i një takimi të dialogut për rrugën përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Përfundova duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive”, ka shkruar Lajçak.
Përndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit iu ka thënë gazetarëve se Serbia kishte kërkuar që t’i mundësohet financimi i strukturave paralele deri në themelimin e Asociacionit.
Por, Bislimi ka shtuar se as Lajçaku nuk e ka mirëkuptuar një propozim të tillë.
Takimi i radhës siç ka thënë Bislimi pritet të jetë në mes të muajit maj.
Hosted a Dialogue meeting on a way forward for the “Dinar issue”, which provided enough room for the Parties to explain their positions. Ended by presenting a compromise paper in an effort to bridge the differences. Will host the next meeting after receiving constructive comments pic.twitter.com/iyjE7pIicu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2024
/Shqip.com