Lajme Botë

Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen e mjekëve

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral.

Siç raporton BBC, kjo ka ndodhur pasi që mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë.

Princi Charles dhe Dukesha e Cornëall-it kanë arritur në Balmoral kurse, Duka i Kembrixhit është rrugës.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, u tërhoq nga një Këshill virtual Privy me mjekët që e këshilluan atë të pushonte.

Kryeministrja Liz Truss tha se “i gjithë vendi” do të ishte “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet.

“Mendimet e mia – dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar – janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë,” shtoi ajo.

Mbretëresha emëroi zonjën Truss si kryeministre në Balmoral të martën, në vend që të udhëtonte për në Londër për ngjarjen.

Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, Mbretëresha ka pasur zakonisht një audiencë me kryeministrin e saj të ri në Pallatin Buckingham.

Ministri i Parë i Uellsit Mark Drakeford dërgoi urimet e tij më të mira në emër të popullit të Uellsit./Shqip.com