Lajme

Osmani emëron 27 anëtarë të rinjë të KKK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për komunitete.

Siç ka njoftuar zyra e presidentes, Osmani e ka bërë këtë emërim me një mandat prej dy vitesh.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka emëruar sot 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK). Emërimi për mandat dy vjeçar i anëtarëve të KKK-së, është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidentja e Republikës”.

 Sipas njoftimit, KKK-ja përbëhet nga 27 përfaqësues të gjitha komuniteteve dhe pjesëtareve të tyre

Bazuar në Rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit. KKK-ja përbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 Sipas ZP-së, kjo është përbërja e KKK-së

· nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat

· nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,

· pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb,

· një (1) përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;

· tre (3) përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

Në njoftim thuhet se Këshilli Konsultativ për Komunitete ka për qëllim sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe institucioneve të Kosovës. Po ashtu, siguron forumin për koordinim dhe këshilla në mes të komuniteteve dhe siguron funksionimin organizativ të cilat i përfaqësojnë komunitetet në bazë të Rregullores, e cila është miratuar nga ana e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Kohët e fundit, osmani ju është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për çka ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Osmani ia delegon kompetencat Glauk Konjufcës – SHQIP.com

Arsyeja e reagimeve të shumta është për shkak se osmani ka zgjedhur një spital privat për ekzaminim.

Kirurgët e QKUK-së reagojnë pasi Osmani iu nënshtrua intervenimit në klinikë private – SHQIP.com

Me këtë veprim të Osmanit, nuk janë pajtuar as kirurgët e Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës.

Sipas tyre, ky intervenim mund të kryhet në Klinikën e Kirurgjisë që nga viti 1999.

/Shqip.com