Lajme

Osmani: Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë në Kosovë. Takimin e parë ai e ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy pas takimit kanë mbajtur një konferencë për media të përbashkët.

Në fjalën e saj, Osmani ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia ka dhënë Kosovës.

“Ju uroj për detyrën e rëndësishme që keni marrë dhe ju falënderoj që po e vazhdoni traditën e presidentëve të Shqipërisë, të cilët e nisin mandatin e tyre dhe vizitat e tyre zyrtare me vizitë në Kosovë. Ju nuk po e bëni vetëm një vizitë zyrtare në një shtet, por po i vizitoni njëkohësisht vëllezërit dhe motrat tuaja, të cilët ndihen të nderuar nga kjo vizitë”, ka thënë Osmani.

Po ashtu në fjalën e saj Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndërhyjë rreth siatutës së veri në vendit.

“Shpresoj që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Shqipëria  i ka dhënë mbështetje të pa rezervë Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë që keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar, ka shtuar më tutje Osmani./Shqip.com