Lajme

Osmani akuzon Serbinë për përpjekje të destabilizimit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po bënë vazhdimisht përpjekje për destabilizimin e Kosovës, duke përdorur strukturat e saj ilegale në veri.

Në takimin me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e para e vendit ka thënë se Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

Gjithashtu, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.

Presidentja Osmani dhe ministrja Xhaçka kanë diskutuar fuqizimin e koordinimit në politikën e jashtme në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për rrugën euroatlantike, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

/Shqip.com