Sport Shqiptar

Orari kur skitarët tanë garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një foto me listën e orareve kur dy përfaqësuesit e Kosovës, Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore(LOD) Pekini 2022.

Pas Ceremonisë Hapëse më 4 shkurt, Albin Tahiri do të garojë të dielën më 6 shkurt në disiplinën ‘Lëshim’, që do të jetë sfida e tij e parë në këto Lojëra nga gjithsej katër sosh.

Kiana do të garojë një ditë pas në disiplinën ‘Sllallom i Madh,’ ndërsa më 10, 13 dhe 16 shkurt, Albini do të vazhdojë në tri disiplina tjera, duke filluar nga ‘Kombinimi Alpin’, ‘Sllallom i Madh,’ e deri te diciplina ‘Sllallom’ para Ceremonisë Mbyllëse më 20 shkurt.

LOD Pekini 2022 janë të parapara të përshijnë një rekord prej 109 disiplinave në shtatë sporte, pasi që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shtuar disa disiplina me meshkuj dhe femra, një nga mënyrat e tij për të shtuar disiplinat e femrave.

Po ashtu, nga garuesit e “Pekini 2022”, 45 për qind janë përzgjedhur femra, që paraqet rekord në historinë e mbatjes së tyre.

Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse, dhe Lojërat botën e gjejnë në mesin e një polemike politike, me bojkotin që ShBA-të i bënë atyre dhe rasteve në rritje me COVID-19 në prag të mbajtjes./SHQIP.com