Sport Shqiptar

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri – do e përfaqësojnë Kosovën në “Pekini 2022”

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri

Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 – në Pekin do jenë pjesë e historisë së sportit kosovar.

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri e përfaqësojnë Kosovën – teksa do synojnë edhe vendin e  parë.

Kiana – e thue një akull të madh për Kosovën, pasi është bërë sportistja e parë femër – që do e përfaqësojë Kosovën – në një olimpiadë dimërore.

17-të vjeçarja është kualifikuar në disipinën e sllallomit të madh – dhe vetë – pjesëmarrja në këto gara është një sukses në vete.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke bërë ski
Kiana Kryeziu

Në anën tjetër, Tahiri ka katër norma olimpike. Në dispilinat e kombinimit alpin, lëshimit, sllallomit dhe sllallomit të madh.

Për të – kjo do të jetë hera e dytë që merr pjesë në Lojëra Olimpike, pasi kishte garuar edhe në “PyeongChang 2018”, në pesë dispilinat e skijimit alpin.

Në ato lojëra, ai kishte qenë i vetmi garues nga Kosova, që kishte marrë pjesë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe persona që bëjnë ski
Albin Tahiri

Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.

Ky organizim do të mbahet prej datës katër shkurt deri me 20 shkurt të vitit 2022. /Shqip.com