Rozë

“Oj Dashni” vjen nga Ardit Çuni dhe Çiljeta

Arditi dhe Çiljeta

Ardit Çuni është bërë edhe më i popullarizuar gjatë hyrjes së tij në Big Brother Vip.

Ai ka zgjedhur që të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Çiljetën.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa kanë publikuar edhe sekuenca nga kënga.

“Oj Dashni” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Bled Beats.

Postimi ndërkaq mori një sërë komentesh nga fansat e tyre, që shprehnin pëlqim për këngën./SHQIP.com