Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti u skadon paraburgimi, flasin nga Prokuroria

4 gushtë do të jetë dita e fundit kur pritet tu skadojë paraburgimi. Lidhur më këtë Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet të vendos për hapat e ardhshëm.
Kështu ka konfirmuar për Shqip.com, Valon Preteni- zëdhënës në Prokurorinë Themelorë në Mitrovicë.
“Rasti është nën hetime, të dyshuarit ende janë në paraburgim. Brenda afatit ligjor prokurorja do të vendosë për hapat e radhës”, është shprehur Preteni.
Me 4 korrik, Gjykata Themelorë në Mitrovicë kishte vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve tu caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve.
Nuredin Lushtaku, i dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, në fjalën e tij para gjykatës kishte thënë se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij.
Arbinot Berisha, djali i policit Enver Berisha, i cili ka mbetur i lënduar pas konfliktit që kishte më familjen Lushtaku, ka thënë se familja e tij nuk i njeh ata.
Ai për SHQIP.com tha se ata nuk kishin probleme në mes veti dhe babi i tij është sulmuar në mënyrë tinzare.
I pyetur në lidhje se këto dy familja a kanë pasur konflikt edhe në të kaluarën ai ka hezituar të jap një përgjigje./Shqip.com