Rozë

“Nuk shijoj asgjë po nuk e ndava me ty”, urimi i veçantë i Gencit për Enin

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Këngëtarja e njohur Eni Koçi feston sot ditëlindjen e saj.

Një urim të veçantë këngëtarja ka marrë nga bashkëshorti i saj Genc Prelvukaj.

“Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë”

“Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufij, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti”, ka shkruar artisti në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Eni dhe Genci, do të bëhen prindër për herë të parë.