Art Jetese

Nuk konsumoni qumësht, ja ushqimet nga të cilat përfitohet kalciumin

Dozat aq të nevojshme të kalciumit, i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit.

Megjithatë, konsumatorët vegjetarianë dhe ata që kanë një tolerancë të ulët të laktozës mund t’i gëzohen një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi.

 Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.

Disa nga ushqimet të cilat kanë kalcium dhe ndikojnë mirë në organizëm janë:

Lakrat e Egra.

Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka.

Patatet e ëmbla.

Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminë  A dhe C

Fiqtë

 Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut.

Salmoni. 

Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.

Sardelet. 

100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.

Farat e susamit.

 Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.

Tofu.

 I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e djathit dhe produkteve shtazore.

Fasulet e bardha. 

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium.

Bajamet. 

Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium, raporton Agroweb.

/Shqip.com