Lajme

“Nuk ka tavolinë që mund ta shuajë zërin e qytetarëve të Dragashit”

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi

“Nuk ka tavolinë që mund ta shuajë zërin e qytetarëve të Dragashit”.

Kështu ka thënë të shtunën shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Partia pjesë e së cilës është Gashi është ankuar në Gjykatën Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi që votat me postë të anulohen.

Por, ata vota janë vendimtare për garën në komunën jugore të Kosovës.

Lexo edhe:
Osmani në Kanada: Ishim vendi i vetëm në rajon që refuzuam vaksinat ruse dhe kineze

Anulimi i tyre e bën fitues Shaban Shabanin të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkaq vlefshmërie e tyre përmbysë rezultatin në favor të Bexhet Xheladinit të LDK-së.

“Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore dhe do të trokasim në të gjitha dyert e partnerëve ndërkombëtar që monitorojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mos lejojmë assesi përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. Mbrojtja e demokracisë është detyra jonë. Dhe do ta mbrojmë gjithsesi”.

Shaban Shabani i PDK-së mori 47 vota më shumë se kundër-kandidati i tij në balotazhin e 14 nëntorit.

Bazuar në numërimin e votave me kusht, LDK kishte 30 vota më shumë sesa LDK.

Kjo nënkupton se pa votat me postë, PDK është përpara për 17 vota.

Kështu, Gjykata Supreme do të jap vertiktin përfundimtar. /Shqip.com