Lajme

LDK ankohet në Supreme pasi PZAP i anuloi votat me postë

LDK në konferencë për media.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po pajtohet me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për t’i anuluar votat e diasporës.

Për këtë ky subjekt politik do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Kjo është konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie politike, Sibel Halimi, në një konferencë për media, të shtunën.

“LDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetarë në komunën e Dragashit. Ata kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, të gjitha pa përjashtim, pa kontaktuar, pa verifikuar, e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”.

Lexo edhe:
Asgjë s’ka mbaruar në Dragash, LDK mund të ankohet në Gjykatën Supreme

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë për votat e tyre në raundin e dytë, ka dorëzuar edhe gjithë dosjen e argumenteve për mbrojtjen e rezultatit”, ka thënë ajo.

Në bazë të rezultateve të votave të rregullt, Partia Demokratike e Kosovës mori 47 vota më shumë sesa LDK.

Por, LDK i kishte 30 vota më shumë me kusht. Kjo nënkupton se Shaban Shabani pa votat e diasporës do të jetë kryetar i Dragashit.

Por, në rast se votat me postë do të hynë në rezultat atëherë Bexhet Xhaladini do të jetë kryetar i ardhshëm. /Shqip.com