Lajme

Osmani në Kanada: Ishim vendi i vetëm në rajon që refuzuam vaksinat ruse dhe kineze

Vjosa Osmani në Kanada.

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Kanada ka thënë se “Kosova ishte vendi i vetëm në rajon që refuzoi vaksinat ruse dhe ato kineze”.

Këto komente, Osmani i ka bërë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.

“Për ne ishte e rëndësishme të sigurohemi që ta luftojmë këtë ndikim keqdashës edhe në kohën më të vështirë”, ka thënë Osmani referuar Kinës dhe Rusisë.

Vaksina COVID-19,

Sipas saj duke i refuzuar ato vaksina ka rrjedhuar edhe besimi i qytetarëve më pastaj.

“Të sjellësh vaksina nga shtetet që kanë qene pranë nesh si në kohë te vështira, por edhe në kohë të mira ka ndihmuar për të rritur besimin e njerëzve tanë”.

Megjithatë, Osmani theksoi se pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar, duke apeluar për kujdes.

Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar 849 mijë e 7 qytetarë me një dozë vaksine, ndërkaq 755 mijë e 654 me një dozë. /Shqip.com