Lajme

Nuhiu për martesat mes gjinisë së njëjtë: Në pozitë ishin pro, tash në opozitë kundër

Arbër Nuhiu

Kundërshtime të shumta janë parë në Kuvendin e Kosovës në debatin rreth Projekt Kodin e ri Civil përmes së cilit pritet të lejohen martesat mes gjinisë së njëjtë.

Kushtetuta e Kosovës e lejon martesën e gjinisë së njëjtë. Megjithatë, Kodi i ri Civil nuk e parasheh një gjë të tillë.

Andaj, aktualisht nëse dy persona të gjinisë së njëjtë dëshirojnë të martohen, e që këtë të drejtë ua garanton Kushtetuta e Kosovës, një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë.

Arber Nuhiu, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD) për Shqip.com ka deklaruar se nuk pajtohet me Kodin Civil aktual.

Ndërsa propozon që të ndryshohet terminologjia.

“Këtu ka shumë hapësirë për të diskutuar sepse në asnjë ligj të Kosovës nuk është e definuar se çka është bashkësia civile. Ne si OJQ të shoqërisë civile që jemi duke avokuar për këtë çështje, nuk pajtohemi në asnjë pikë se çka parasheh ky Kod Civil në lidhje me martesën mes personave të seksit të njëjtë. Vetëm duhet të ndryshohet terminologjia në paragrafin e parë të nenit 1138. Ku thotë “ Martesa është mes të dy personave të seksit të kundërt”, në vend të kësaj të përdoret terminologji neutrale.

Komuniteti LGBT

Në mesin e disa deputetëve që janë deklaruar kundër lejimit të martesave mes gjinisë së njëjtë, qëndrim të njëjtë ka mbajtur i tërë grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E, këtë qëndrim, Nuhiu e sheh si “pozicionim politik”.

“Pikërisht disa që sot janë kundër, kur kanë qenë në pushtet, jo që janë prononcu pro, por na kanë premtuar që kjo punë duhet gjithsesi të kryhet sepse është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Pra, të njëjtit njerëz, pas një viti e gjysmë deklarohen ndryshe. Ky është pozicionim politik për kalkulim të votave”, tha Nuhiu.

Lexo edhe:

Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati parlamentar për projektligjin për Kodin e ri Civil./Shqip.com

Lexo edhe: