Lajme

N’Shënjestër: Dallaveret me tenderin që la rrugët e Kosovës pa sinjalistikë

Në episodin e ri të “Shënjestrës” mund të ndiqni historinë e dallavereve që la rrugët e Kosovës pa sinjalistikë.

Mbi 40 për qind e rrugëve sot janë pa sinjalistikë. Rrugë që janë shndërruar në burim të vazhdueshëm aksidentesh.

Këto linja rrugore nuk u kompletuan kurrë, për shkak të apetiteve të një zyrtari të shtetit.

Ramadan Mazrekaj theu ligjin, duke ia ndarë vetës tenderin të cilit paraprakisht ia hartoi specifikat.

N’Shënjestër do të kuptoni marifetet që u bën me tenderin dhe thyerjet ligjore që s’u dënuan kurrë.

Sonte, me fillim në orën 19:00, në Shqip.com dhe në faqen zyrtare të mediumit në Facebook e Youtube vjen dokumentari i tetë në kuadër të “Shënjestrës” – Ramadan Mazrekaj, “hajni” i rrugëve të zeza.

Për të ndjekur episodat e kaluara të dokumentarit n’Shënjestër Klikoni Këtu. /Shqip.com