Nora Gjakova, “e argjendtë” në Kazakistan
Publikuar:
(16.06.2023 16:30:41)

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ishte e pafat në finalen e turneut Grand Slam që po mbahet në Kazakistan.
Gjakova nuk ka arritur të triumfojë në finalen e madhe në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në finale, xhudisja jonë u mposht me ‘ippon’ nga xhudistja franceze, Sara Leonie Cysique.
Ndryshe, Gjakova e nisi ditën për mrekulli, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë.
Pejanja, raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.
Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, kampionia olimpike pati punë me Julie Beurskens, të cilën e mposhti për të kaluar në finalen e madhe.
/Shqip.com