Njëri nga këta dy banorë pritët të largohet sonte nga Big Brother VIP

Shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” është duke vazhduar me eleminimin e banorëve në çdo “Prime” të ditës së marte dhe të premte.
Gjatë të martës personi që është larguar ishte Sabiani, por që kishte biletën e kthimit dhe është rikthyer.
Ndërsa e preferuara e publikut u zgjodh këngëtarja, Filloreta Raçi – Fifi, ku deri në atë momente të nominuarit nga banorët ishin Arditi dhe Graniti.
Por, Fifi si e preferuara pati mundësinë ta largojë njërin dhe ta vendos një tjetër në nominim. Zgjedhja e saj ishte që Granitin ta largoj nga nominimi dhe e zëvendësoi me Donaldin.

Ndërsa tashmë sipas një sondazhi të vendosur nga faqja zyrtare në Instagram e BB VIP, ndjekësit kanë votuar për largimin e Arditit.
“Cili mendoni se do të eliminohet”, ishte pyetja derisa 87 për qind të publikun kanë votuar Arditin dhe vetëm 13 për qind është votuar Donaldi.
Pra, sipas votave të publikun që e ndjekin vazhdimisht shtëpinë e famshme do të dalë Arditi por mbetet të shihet sonte se çfarë do të ndodhë.
Në anën tjetër, Arbana Osmani ka paralajmëruar se sonte do të ketë dy hyrje të reja./SHQIP.com
